Ragip Xhaka uron Granitin për fitoren e Kupës së Gjermanisë: Je një kampion i vërtetë dhe inspirim për të gjithë

26 maj 2024 | 07:58

Bayer Leverkusen ka fituar Kupën e Gjermanisë me golin e shqiptarit Granit Xhaka.

Babai i Granitit, Ragip Xhaka e ka uruar gjithë ekipin e Leverkusenit për këtë fitore dhe në veçanti birin e tij, Granitin i cili po e bënë krenar gjithë kombin shqiptar.

“Granit, je një kampion i vërtetë dhe inspirim për të gjithë. Mburrem me ty për çdo të arritur tënde. Urime nga zemra për këtë arritje të mrekullueshme!

Urime kampioni im, Ty dhe gjithë ekipit!”, ka shkruar në urimin e tij, Ragip Xhaka.

Kujtojmë që ky ishte titulli i dytë gjatë këtij sezoni për Granit Xhakën me ekipin e Leverkusenit. Përveç Kupës së Gjermanisë, Leverkusen fitoi edhe titullin e Bundesligas, për herë të parë.


Urimi i plotë i Ragip Xhakës në gjuhën shqipe dhe gjermane:

Me shumë krenari dhe emocion dua ta urojë birin tim Granitin pasi fitoi Kupën e Gjermanisë me Bayer Leverkusen. Me një gol të jashtëzakonshëm, ai e drejtoi skuadrën e tij drejt fitores dhe na bëri të gjithëve të ndjehemi të bekuar. Granit, je një kampion i vërtetë dhe inspirim për të gjithë. Mburrem me ty për çdo të arritur tënde. Urime nga zemra për këtë arritje të mrekullueshme!

Urime kampioni im, Ty dhe gjithë ekipit!

Mit grossem Stolz und grosser Freude möchte ich meinen Sohn Granit beglückwünschen, der den DFB-Pokal mit Bayer Leverkusen gewonnen hat. Mit einem aussergewöhnlichen Tor führte er sein Team zum Sieg und liess uns alle gesegnet fühlen. Granit, du bist ein wahrer Champion und eine Inspiration für alle. Ich bin stolz auf dich für jede deiner Errungenschaften. Herzliche Glückwünsche zu diesem grossartigen Erfolg!

Herzlichen Glückwunsch, mein Champion, an dich und das gesamte Team!

#gx34❤️ #bayerleverkusen #dfbpokal #winner

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spektakli i sotëm ka sjellë emocione të forta për katër…