“Rahoveci digjital”, edhe një premtim i realizuar nga Smajl Latifi

23 nëntor 2022 | 13:32

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përmbushur edhe një zotim publik, lansimin e projektit “Harta turistike e Rahovecit dhe harta e trashëgimisë kulturore me QR code “Rahoveci digjital”, i cili është projekti i radhës i zhvilluar nga Komuna e Rahovecit.

Kryetari Latifi ka thënë se ky projekt është i nevojshëm për orientimin e vizitorëve të huaj në Rahovec dhe mundësi promovimi i potencialit turistik të kësaj komune, të trashëgimisë kulturore dhe historike dhe vlerave të tjera, si dhe një hap i rëndësishëm për planifikimet e ardhshme në këto lëmi.

Në hartë janë të paraqitura informacioni kryesor i atraksioneve turistike në Komunën e Rahovecit për t’u vizituar si dhe QR code (barkod), janë të përfshira 108 objekte të propozuara nga Komuna e Rahovecit të ndara në atraksionet turistike, monumentet e trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore me 46 objekte, akomodim dhe gastronomi me 31 objekte, veraritë dhe bodrumet me 17 objekte dhe dyqanet dhe pikat e tjera me 14 objekte.

Latifi ka theksuar se harta është realizuar me programe bashkëkohore digjitale dhe hartografike, ku për këtë ka falënderuar “SHL KOSOVA”, dy drejtoritë bartëse të këtij projekti DEZHT dhe DKRS, ekspertin Idriz Shala, ekspertin Arben Shala, zyrtarët nga zyra e IT-së, Rama Print, si dhe të gjithë ata që i dhanë shtysë kësaj nisme dhe kontribuuan në realizimin e këtij projekti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët kanë zbuluar se në një rajon gjeotermik të Tokës,…