Rahoveci, gjysmëfinalisti i parë i Kupës

20 mars 2024 | 12:15

KH Rahoveci është gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

“Vreshtarët” të martën mbrëma mposhtën Vushtrrinë në çerekfinale të garës për Kupë. Ndeshja në Vushtrri përfundoi me rezultat 46:22 në të mirë të skuadrës nga Rahoveci.

Rahoveci ka vetëm fitore në Superligë, ndërsa ka pretendime edhe në garën për Kupë. Ndeshja nisi me seri 5:0 të Rahovecit, ndërsa pjesa e parë përfundoi 22:11 për këtë skuadër.

Mali Luzha ishte më efikasi te Rahoveci me nëntë gola. Shtatë i realizoi Jeton Bislimi, ndërsa gjashtë i kishte Granit Kadiri. Katër gola për Vushtrrinë i shënoi Fitim Klinaku, ndërsa nga tri i kishin Erkan Abazxhiku e Oltion Shabani.

Faza çerekfinale vazhdon të mërkurën e të enjten me ndeshjet tjera në të dy konkurrencat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarë thonë se kanë eliminuar me sukses HIV-in nga qelizat…