Rahoveci kundër Clujit në FIBA Europe Cup

24 korrik 2019 | 13:33

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Nënkampioni i Kosovës, Rahoveci do të përballet me Cluj Napoca e Rumanisë. Ndeshjen e parë ‘Vreshtarët’ do ta zhvillojnë në shtëpi më 2 tetor, kurse takimi i kthimit zhvillohet pas një jave në Rumani.

Kjo do të jetë hera e parë për Rahovecin që merr pjesë në një garë të nivelit të tillë. Kampionia e Kosovës, Z Mobile Prishtina, është në mesin e 15 skuadrave që nëse kualifikohen në grupet e Basketball Champions League, do t’i bashkohet FIBA Europe Cup. Ndërkohë, 12 skuadra tjera e kanë të siguruar pjesëmarrjen në grupe.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në debatin e organizuar me temën “Taksa 100 për qind,…