Rahoveci përforcohet me amerikanin Amir Maddred

27 gusht 2018 | 14:01

Klubi i Basketbollit Rahoveci ka siguruar shërbimet e qendrës amerikane Amir Maddred, bën të ditur klubi përmes faqes zyrtare.

“Basketbollisti nga ShBA-ja dhe klubi ynë kanë përfunduar të gjitha procedurat e transferimit të Maddred në Rahovec, ndërsa ky i fundit arrin të martën në Kosovë kur edhe pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje”, thuhet në njoftimin e KB Rahoveci.

Maddred është 205 centimetra i gjatë, derisa ai ishte pjesë e disa kolegjeve në New Jersey, së fundmi pjesë e skuadrës Slippery Rock University. Ai për këtë skuadër ka zhvilluar 27 ndeshje me një mesatare prej 10.5 pikësh për ndeshje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donjet Shkodra me një vendim të klubit është transferuar te…