Rahoveci prezanton Tsourakisin

02 gusht 2019 | 18:15

KB Rahoveci e ka transferuar qendrën greke, Rafail Tsourakis. Tsourakis është përforcimi i tretë me radhë i huaj për nënkampionin e Kosovës në basketboll.

Kujtojmë se përforcimi i parë i huaj për “vreshtarët” ishte alo-qendra kroate Jure Gunjina (204 cm) dhe përforcimi i dytë ishte amerikani Justin Gray (198 cm), 24 vjeç, i cili ka luajtur në Angli tek Bristol Flyers.

Po ashtu, edhe plejmekeri Leonard Mekaj, i cili në edicionin e fundit ka qenë pjesë e Golden Eagle Yllit, është konfirmuar te Rahoveci.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka arritur më në fund marrëveshje me Leicester…