Rahoveci synon fitoren e 22-të rresht

22 mars 2024 | 16:49

Me ndeshjen Rahoveci – Prishtina fillon xhiroja e 22-të e Superligës së Kosovës në Hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 20:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Pasi e siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës, Rahoveci i kthehet garës kampionale me synim për fitoren e 22-të rresht. “Vreshtarët” kanë fituar 21 ndeshjet e deritashme dhe udhëheqin në tabelë me 42 pikë. Prishtina udhëton me shpresë për ta befasuar Rahovecin dhe për të bërë një hap të rëndësishëm drejt plejofit. Aktualisht është në pozitën e pestë me 18 pikë nga 20 ndeshje.

Dy ndeshjet e tjera të xhiros së 22-të janë të dielën nga ora 19:00. Trepça e Kastrioti takohen në Mitrovicë, ndërsa Besa Famgas e Vushtrria luajnë në Pejë.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është xhiroja e 12-të. Të shtunën janë ndeshjet: Drita-Llapi (15:00) dhe Prizreni-Samadrexha (19:00). Tri ndeshjet e së dielës janë: Vjosa-Dukagjini (19:00), Lepenci-Drenica (16:00), Istogu-Ulpiana (15:00).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kolegjin…