Të burgosurve u mundësohet mësimi i gjuhës angleze

22 mars 2024 | 16:47

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kolegjin “Universum O.P”,  memorandum ky, i cili për herë të parë do t’iu ofrojnë mundësinë të burgosurve, me theks të veçantë të miturve dhe grave në institucionet korrektuese në Lipjan ndjekjen e kursit të gjuhës angleze.

Studentët e kolegjit do të angazhohen si asistentë për mbajtjen e kursit, ndërsa pas përfundimit, të burgosurit do të pajisen me certifikata për përfundimin e kursit përkatës.

“Memorandumi bashkëpunimi shënon një hap tjetër të rëndësishëm drejt ofrimit të mundësive të reja për të burgosurit, veçanërisht në zhvillimin e aftësive të tyre në gjuhën angleze. Ky është edhe një hap tjetër pozitiv i ShKK-së drejt korrektimit dhe riintegrimit të të burgosurve në shoqëri”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues të Kosovës (ShKK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emmanuel Macron thuhet se po mendon të përfshihet në të…