RAIF HALIMI BIRI I MADH I RAMIZ CERNICËS E I POPULLIT SHQIPTAR

30 shtator 2023 | 00:22

Ismet Sylejmani

24 vjet më parë, fjalim në varrimin e birit të madh të Ramiz Cernicës e të popullit shqiptar Raif Halimi!

Duke mbajtur fjalim lamtumirës në emër të Zonës së 6-të të TMK-së,në emër të udhëheqjës së lartë të komunës së Gjilanit, në rivarrimin e patriotit dhe ish- të burgosurit politik Raif Halimi,në fsh. Katundi i Vjeter ne Ferizaj!

E ndëruara familje e atdhetarit Raif Halimi!
Motra dhe vëllezër!
Të nderuar pjesmarrës!

Është nderë i veqant që më është bërë, por edhe përgjegjësi njëkohësisht për të mbajtur fjalën në emër të komandës së shtabit të divizionit të gjashtë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe në emër të udhëheqjës së lartë të komunës së Gjilanit e të vendlindjes së tij Cërnicës, në ceremoninë e rivarrimit të atdhetarit të devotshëm e patriotit të madh të popullit tonë Raif Halimi!

Është koincidencë e hidhur por e lavdishme dhe madhështore njëkohëshit, rivarrosja e ish-luftëtarit të luftës antifashiste nacional-çlirimtare(LANÇ) me luftëtarët dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Rivarroset sot, ai që gjatë Luftës së Dytë Botërore(LDB-se),në Drenicë kishe drejtuar luftën dhe partizanët shqiptarë kundër pushtuesit serb, kundër të cilëve Ushtria Çlirimtare e Kosoves, e themeluar nga i madhi Adem Jashari me shokë, i mundi dhe një here e përgjithmonë i nxorri jashtë kufinjëve të Kosovës martire.
Dheu i përzier me mishin e trupit të të pavdekshmit Ramiz Cerrnica dhe i ujitur me gjakun e luftëtarëve të Ushtris Çlirimtare të Kosovës është mbulesa e natyrshme dhe nderi logjik e real për njeriun që regjimi gjakatar i xhelatit Tito e kishte dënuar me pushkatim, trupi i të cilit ishte dergjur për 18 vite qelive të burgjeve më famëkqija të ish-Jugosllavisë!

Vitet e fundit të jetës së tij, veterani i luftës për liri i kishte më të vështirat por edhe ndër më të mirat, më të vështirat sepse luftonte me vdekjen, por më të mirat ngase jetonte fillimin e epokës që po i jepte vulën e saj historike Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dalzotësja e fatit kolektiv të shqiptarëve!

Ditët e fundit të jetës së tij plotë vuajtje e krenari, që ishin pasqyrim i llojit tejet ekstrem të atdhetarizmit të papërkulur e konsekuent, mishi i mishit dhe gjaku i gjakut të Tribunit Ramiz Cerrnica, plaku Raif Halimi, i kaloi në Ferizaj prej nga dëgjoheshin qartë bombat dhe krismat e pushkëve të lirisë nga Jezerci legjendar!

A ka vdekje më të lezetshme sesa të ndahesh me dhëmbje nga jeta, familja dhe Atdheu, e në këtë rrugë që është e pashmangshme për çdo njëri, të të shoqërojnë tingujt e luftës për liri, dhe të ndahesh nga jeta me bindje e dëshirë se Kosova do të jetë e lirë e do të bëhet Shqipëri, ashtu siç e donte si shumë të tjerë edhe Ramiz Cernica i Ati i Tij!

Pusho i qetë Raif Halimi, lufta për lirinë e Kosovës, për lirinë e së cilës keni luftuar dhe vuajtur gjatë gjithë jetës tuaj ka përfunduar!

Por ajo do të vazhdojë përsëri, sepse ende pjesët e Atdheut tonë mbahen të pushtuara nga maqedonët, serbët dhe malazezët!

Mbi varrin tënd do të hidhen vetëm buqeta me lule, e do të thuhen fjalët më të zgjedhura, kurse rruga për ta bërë realitet ëndrrën e të Atit Tënd dhe Tuajën e të qindra e mijra luftëtarëve, do të vazhdojmë dhe për këtë, garancë është Trupat Mbrojtëse të Kosovës, vazhduesja besnike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi të qoftë!

Shef për informim i Zonës së 6-të të TMK-së
Gjilan 26.09.1999

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka reaguar pas paralajmërimeve të sotme…