Raketa kineze nuk e rrezikon sigurinë globale, parashihet të bie në Oqeanin Paqësor

08 maj 13:05

Një raketë e madhe kineze që ka dal jashtë kontrollit është vendosur të rikthehet në atmosferën e Tokës, duke sjellë një valë të fundit shqetësimeve përpara se mbeturinat e saj të bien diku në Tokë.

Raketa e Long March 5B, e cila është rreth 100 metra e gjatë dhe peshon 22 tonë, pritet të hyjë në atmosferën e Tokës “rreth 8 majit”, sipas një deklarate nga zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, Mike Howard, i cili tha se Komanda Hapësinore po e ndjek trajektoren e raketës.

“Pika e saktë e hyrjes së raketës në atmosferën e Tokës nuk mund të përcaktohet brenda disa orësh nga momenti që vendoset të rikthehet”, tha Howard, por skuadrilja e 18-të e Kontrollit Hapësinor po ofron të dhëna të përditshme mbi vendndodhjen e raketës përmes faqes në internet të Ndjekjes së Hapësirës.

Lajmi i mirë është se mbeturinat që zhyten në drejtim të Tokës në përgjithësi paraqesin shumë pak kërcënim për sigurinë tonë personale.

“Rreziku që do të ketë ndonjë dëm ose që mund të godasë dikë është shumë e vogël – por jo i papërfillshëm. Dhe kështu që nuk do të humbja asnjë sekondë të gjumit rreth kësaj”, i tha CNN-së, Jonathan McDowell, një astrofizikan në Qendrën e Astrofizikës në Universitetin e Harvardit.

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka parashikuar një “zonë rreziku” që përfshin “çdo pjesë të sipërfaqes së Tokës midis rreth 41.5N dhe 41.5S gjerësi” – e cila përfshin pothuajse të gjithë Amerikën e Jugut dhe New Yorkun, të gjithë Afrikën dhe Australinë, pjesë jugore të Azisë dhe Spanjën, Portugalinë, Italinë dhe Greqinë.

“Ne presim që ajo të hyjë diku midis 8 dhe 10 maj. Dhe në atë periudhë dy-ditore, ajo do të lëvizë rreth 30 herë rreth botës”, tha McDowell.

Raketa u nis nga stacioni i ri hapësinor kinez për në orbitë më 29 Prill, por më pas u la të hidhej nëpër hapësirë e pakontrolluar derisa graviteti i Tokës filloi ta tërheqë atë përsëri drejt tokës.

“Normat janë vendosur”, tha ai. “Nuk ka asnjë ligj ose rregull ndërkombëtar – asgjë specifike – por praktika e vendeve anembanë botës ka qenë:” Po, për raketat më të mëdha, le të mos i lëmë plehrat tona në orbitë në këtë mënyrë”.

Pavarësisht përpjekjeve të fundit për të rregulluar dhe zbutur më mirë mbeturinat hapësinore, orbita e Tokës është e mbushur me qindra mijëra pjesë të hedhurinave të pakontrolluara, shumica e të cilave janë më të vogla se 10 centimetra – rreth 4 inç.

Objektet vazhdimisht bien nga orbita, megjithëse shumica e tyre digjen në atmosferën e Tokës përpara se të kenë një shans për të bërë një ndikim në sipërfaqe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon trendi i rënies së numrit të pacientëve që po…