Rama: 6 dhjetori ditë pushimi? Lajm i rremë

01 dhjetor 2022 | 13:50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar të rremë lajmin se 6 dhjetori është një ditë pushimi për administratën në Tiranë për shkak të samitit të liderëve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Shefi i qeverisë shqiptare, ka komentuar edhe masat e sigurisë që do të ndërmerren për këtë aktivitet, duke thënë se ato janë standarde që organizatorët i zbatojnë në çdo vend ku shkojnë.

“Nuk është marrë asnjë ditë pushimi, është lajm i rremë. Masat e sigurisë nuk negociohen ato vendosen sipas standardeve nga vetë KE-ja që kudo që ka aktivitete ka masa të tilla. Forcat tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samitit që në fakt janë në KE për këtë punë. Kjo nuk është punë opinionesh, bëhet fjalë për masa të rrepta sigurie pasi do të vijnë liderët e BE-së. Për ta, ka masa ekstreme sigurie kudo që lëvizin”, ka thënë Rama. /A2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak ditësh, kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një…