Kurti ua përgjysmoi pagat prokurorëve e gjyqtarëve, por ja sa do t’i kenë pagat me Ligjin e ri

01 dhjetor 2022 | 13:48

Para pak ditësh, kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një vendimi kishte përgjysmuar pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, raporton Blic.

Kurta e kishte anuluar vendimin e ish- kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ua kishte rritur dyfish pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por, sa do t’i kenë pagat prokurorët dhe gjyqtarët me ligjin e ri të pagave, të cilin ditë më parë e ka miratuar kabineti qeveritar, dhe i cili pritet të kaloj në Kuvend.

Kryetari i Gjykatës Supreme pritet ta ketë koeficientin 17, derisa nëse përkthehet në vlerë monetare, atëherë do ta ketë pagën 2040 euro bruto.

Ndërkaq, gjyqtarët e Gjykatës Supreme do ta kenë koeficientin 15.5, apo pagën 1860 euro bruto.

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit koeficientin e pagës do ta kenë 14, që në vlerë monetare i bie t’i marrin 1680 euro.

Në vazhdim i gjeni komplet pagat për gjyqtarët e të gjitha niveleve

Ndërkaq, me projektligjin e ri për paga, Kryeprokurori i Shtetit do të marrë pagën e njëjtë me kryetarin e Gjykatës Supreme. Pra, paga e tij do të jetë 2040 euro bruto.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale me këtë projektligj do ta ketë koeficientin 15.5, që në vlerë monetare i bie ta ketë pagën 1860 euro bruto.

Në vazhdim i gjeni koeficentet e pagave për tërë sistemin prokurorial në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier është pritur të enjten…