Steinmeieri: Gjermania do vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë

01 dhjetor 2022 | 13:42

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier është pritur të enjten në takim nga homologu i tij nga Shqipëria, Bajram Begaj.

Pas takimit, presidenti Steinmeier në një konferencë të përbashkët për media me Begajn, ka deklaruar se Gjermania do të vazhdojë t’ a mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin evropian.

“Do vazhdojmë t’iu mbështesim. Përgëzimet e mia për këtë dhe unë shpresoj që shumë shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së. Mendoj se suksesi në këtë drejtim do ishte në interesin tonë të përbashkët. Shqipëria do ta pasurojë BE-në edhe në dimensionin kulturor të saj. Shkëmbimi i ardhshëm që do mbështet nga BE-ja do sjellë shumë më tepër qytetarë që do kenë mundësi të shijojnë mikpritjen tuaj, bukuritë natyrore. Kontribuuat që në datën 3 nëntor të nënshkruheshin tri marrëveshje të rëndësishme në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Do ndryshojnë realitetin e njerëzve. Ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do shkurtojë distancat me tregjet e BE-së , duke e shndërruar rajonin, për ta bërë atë më konkurrues. Vitin e ardhshëm në rajon do zhvillohet samiti i Procesit të Berlinit. Gjermania do vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë”, ka thënë presidenti gjerman.

Ndërsa presidenti Bajram Begaj është shprehur se Gjermania është partneri kryesor i Shqipërisë për politikën e jashtme.

Ai ka thënë se me anë të Procesit të Berlinit, Gjermania ka ndikuar në politikën e jashtme duke shërbyer si faktor kyç për procesin e integrimit evropian.

“Pas disa ditësh do të mbahet Samiti. Një ngjarje historike për Shqipërinë por edhe përgjegjësia shumë e madhe për vendin tonë. Pritshmëria është që të qartësohet rruga që çdo vend aspirant duhet të ndjekë. Pritshmëritë janë të larta. Ky është një proces meritash dhe nuk ka proces ‘pro bono’ për askënd. Nuk ka një kohë që mund ta përcaktoj unë, por varet nga puna që çdo vend aspiron të jetë pjesë e BE-së”, është shprehur Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq,…