Rama i dhuron Patriarkut rus statujën e Skënderbeut

30 prill 2018 | 15:57

15 vjet më parë kur Patriarku Kiril kishte shkuar në Tiranë, ku atëherë Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, ndërsa sot ai është takuar në pozicionin e kryeministrit.

Vetë Patriarku ka falënderuar Ramën për ndryshimet e Tiranës, kur ai ishte si kryebashkiak, duke u shprehur se “çështjet estetike luajnë rol të madh në jetën e njeriut”.

“Faleminderit shumë për këtë pritje, jam shumë i impresionuar nga arritjet në Tiranë, janë ndryshime vërtetë të jashtëzakonshme. Tirana tani është qytet shumë i bukur. Merita shumë e madhe ju përket juve, si kryebashkiak i Tiranës, dhe unë ju përgëzoj për veprat e mëdha që keni kryer në atë post. Çështjet estetike luajnë rol të madh në jetën e njeriut, estetika është faqja e jashtme e harmonisë por kur flasim për harmoninë nuk flasim vetëm për gjëra e jashtme, po mund të theksoj lidhjen e ngushtë mes kulturës së njerëzve dhe punës së Kishës. Në një vizitën time nuk do tu them konkretisht në cilin vend, pata mundësinë të njihesha me shembujt e artit modern”, ka thënë Patriarku Kirill.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, ka thënë se vizita e tij përkon me 110-vjetorin e Kishës autoqefale shqiptare.

“Më vjen mirë që vizita juaj përkon dhe me 110-vjetorin e kishës autoqefale shqiptare, kisha e parë ishte kisha e Shën Gjergjit në Boston dhe themeluesi i saj, imzot Fan Noli u shugurua prift nga peshkopi rus i Nju Jorkut. Kështu që ka një përkim shumë të bukur me ardhjen tuaj, tani në fund të prillit. Më thatë që jeni të impresionuar nga ndryshimet e mëdha të Tiranës, shpresoj të largoheni nga Shqipëria me një përshtypje sa më të mirë”, ka deklaruar Rama.

Më tutje, shefi i Qeverisë shqiptare ia ka dhuruar Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë një statujë të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, duke e quajtur Aleksandri i Madh i Shqipërisë, me shpresën se Patriarku Kirill do e mbante në zyrën e tij. (TCh).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur…