Rama: Do ta zgjerojmë pakon financiare gjatë muajit prill

01 prill 2020 | 13:50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se do të ketë zgjerim të pakos financiare gjatë muajit prill, për t’iu dalë në ndihmë bizneseve të prekura nga koronavirusi.

Gjatë ditës së sotme, Rama ka zhvilluar një takim virtual me bankat për pakon financiare të luftës kundër Covid-19.

“Me bankat për paketën financiare të luftës, vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë dhe zgjerimin e paketës gjatë muajit prill”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ndërkohë sot ka hyrë në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave për pagesën e papunësisë të ardhur gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore si pasojë e koronavirusit.

Kjo është e vlefshme për të gjitha bizneset, të cilat  për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë dhe kanë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MShMS), të dala për këtë qëllim, si dhe duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin, shkruan “Ora News”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar me COVID-19,…