Komuna e Obiliqit nis shpërndarjen e 1 200 pakove për familjet në nevojë

01 prill 2020 | 13:47

Në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar me COVID-19, Komuna e Obiliqit ka filluar me shpërndarjen e 1 200 pakove ushqimore dhe higjienike nga fondi emergjent i kësaj komune, të dedikuara për familjet në nevojë.

Këto pako janë dërguar në shtëpitë familjeve në nevojë, ku me këtë rast, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka falënderuar ekipet e shtabit emergjent, vullnetarët dhe kompanitë private për ofrimin e mundësisë së transportimit të pakove te këto familje.

Gashi ka bërë me dije se është pranuar lista e familjeve në nevojë edhe nga shoqatat e dala nga lufta,  ku shumë shpejtë do fillojë shpërndarja e pakove edhe për ato familje.

Kryetari Gashi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi. Në këtë kontekst, ai ka thënë se asnjë familje nuk do mbetet në harresë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka shkruar edhe një…