Rama: Do të bëhemi vendi i parë në rajon me prokurime publike me inteligjencë artificiale

10 dhjetor 2024 | 16:18

Kryeministri Edi Rama, ka siguruar se Shqipëria do të jetë vendi i parë në rajon që do të realizojë prokurime publike me 90% të procesit të realizuar përmes inteligjencës artificiale.

I pranishëm në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, Rama ka thënë se kjo do të sjellë një nivel objektiviteti e transparence të pakonkurrueshme.

Kryeministri ka theksuar se ky hap lidhet me një fazë të re të luftës kundër korrupsionit, ndërsa solli në vëmendje se raporti i SIGMA-s e rendit aktualisht Shqipërinë të parën në rajon për sa i përket prokurimeve publike.

“Bëhet fjalë për një model inovativ me Inteligjencë Artificiale për të realizuar prokurimet publike. Ne tanimë jemi në fazë tjetër komplet me prokurimet publike dhe këtë e tregon qartësisht raporti i progresit i BE-së, si dhe tryeza jonë e negociatave për anëtarësim ku pavarësisht të gjitha që stërthuhen, në aspektin e prokurimeve publike ne nuk kemi asnjë piketë të ndërmjetme dhe në bazë të raportit të SIGMA-s jemi në vendin e parë në rajon”, ka thënë Rama.

Rama ka shprehur bindjen se me modelin e inteligjencës artificiale që po ndërtohet, rreth mesit të mandatit të katërt Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të realizojë prokurime publike me 90% të procesit pa njeriun dhe me një nivel objektiviteti e transparence të pakonkurrueshme nga çfarëdolloj komisioni prokurimesh.

“Kjo do të jetë një tjetër arritje falë këtij besimi që na jep teknologjia, sepse ndryshe procesi do të bazohej te sensibilizimi, trajnimi e me radhë”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…