Rama: Do të lejohet operimi i lokaleve edhe brenda shkaku i motit të ftohtë

27 shtator 2020 | 13:34

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se lokaleve do t’iu mundësohen të operojnë edhe brenda, si shkak i motit të ftohtë.

Këto deklarime Rama i ka bërë në një takim me bizneset në Vlorë, ndërsa ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë do të dalë së shpejti me njoftim për lirimin e këtyre masave.

“Sot do të dalë njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve, se është problem tani që fillon koha më e ftohtë, por duke respektuar masat”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës kërkon nga të gjitha klubet…