Rama: Fitorja e PDK-së, e padiskutueshme

26 shtator 2019 | 22:59

Kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, Rafet Rama dhe Abelard Tahiri, kanë takuar banorët e Komoranit.

Me këtë rast, Rama ka thënë se fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit do të jetë e padiskutueshme.

“Me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin dhe bashkëpunëtorë të tjerë, sonte qëndruam në Komoran të Drenasit. Mbështetja për PDK-në dhe kryeministrin Kadri Veseli nga qytetarët e Republikës së Kosovës çdo ditë e më shumë po vazhdon të rritet. Besimi i qytetetarëve, për ne është nderi më i madh që mund të na bëhet. Ky takim i sotëm, dëshmon edhe njëherë se fitorja e PDK-së është e padiskutueshme”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Me Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahirin dhe bashkëpunëtorë të tjerë, sonte qëndruam në Komoran të Drenasit. Mbështetja…

Gepostet von Rafet Rama am Donnerstag, 26. September 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka kritikuar qeverisjen…