Rama fton qytetarët ta përkrahin PDK-në dhe Veselin për kryeministër

18 shtator 2019 | 11:59

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rafet Rama, ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta mbështesin këtë parti dhe liderin e saj për kryeministër, Kadri Veseli në zgjedhjet e 6 tetorit.

Rama ka thënë se PDK-ja është vulë e të gjitha proceseve në të cilat ka kaluar Kosova.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ju falënderoj për besimin, përkrahjen dhe mbështetjen e kamotshme që keni treguar për Partinë Demokratike të Kosovës. Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019, Partia Demokratike e Kosovës, mbanë numrin në listën zgjedhore 112. PDK-ja është vulë e të gjitha proceseve në të cilat ka kaluar Kosova. Kemi bërë shumë punë, por kemi ende edhe shumë të tjera për të bërë”.

“Ju ftoj të gjithëve në përkrahje të kandidaturës për kryeministër të Republikës së Kosovës të kryetarit të PDK-së, z. Kadri Veseli. Në listën zgjedhore të PDK-së, me vendimin e organeve drejtuese të PDK-së dhe besimin e kryetarit Kadri Veseli, do të jem edhe njëherë në garë si kandidat për deputet, që të rrugëtojmë së bashku në fitoren e radhës të PDK-së. Me besimin tuaj më keni nderuar shumë herë, andaj ju jam mirënjohës përjetësisht!”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëtimi në vende të huaja e të panjohura sa vjen…