Rama i LDK-së: I lumtur që jetoj ne një shtet demokratik ku kemi të drejtë të vendosim për të ardhmen e kryeqytetit

17 tetor 2021 | 11:56

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, e ka kryer procesin e votimit në qendrën brenda objektit të Fakultetit Ekonomik/Juridik në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Gjatë futjes së fletëvotimit në kuti, ai uroi të gjithë të pranishmit aty dhe që të na prijë e mbara.

Ndërkaq, pasi e kreu votimin, para gazetarëve u shpreh i lumtur dhe ftoi gjithë qytetarët për të dalë e votuar.

“Është kënaqësi me qenë këtu sot së bashku me Prishtinën. Ka qenë një kampanjë fenomenale dhe fer, ku kemi pasur të gjithë mundësinë të shohim dhe të dëgjojmë, e tash ndjehem edhe më i lumtur që jetoj ne një shtet demokratik të Kosovës ku kemi të drejtën të gjithë ta japim votën tonë, pra të marrim përgjegjësinë e vendimin për të ardhmen e qytetit tonë, për të ardhmen e kryeqytetit”.

“Ndihem shumë i lumtur dhe i ftoj të gjithë që të dalin të votojnë e ta zgjedhin të ardhmen e kryeqytetit tonë të dashur. Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj shumë”, deklaroi Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në orët e para të ditës, ka votuar edhe…