Rama ia dhuron Çelësin e Qytetit ambasadorit norvegjez

21 korrik 2023 | 13:18

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar çelësin e qytetit ambasadorit të Norvegjisë në Kosovës, Jens Erik Grøndahl.

Kjo është bërë në shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Shumë i lumtur t’i dhuroj ‘Çelësin e Qytetit’ ambasadorit norvegjez Jens Erik Grøndahl, për të gjithë mbështetjen që Norvegjia nëpërmjet tij ka dhënë dhe vazhdon të jap për Prishtinën”, ka thene Rama.

Me këtë rast, ambasadori Grøndahl falënderoi për këtë vlerësim kryetarin Rama dhe u shpreh se do ta vizitojë përsëri Prishtinën pavarësisht se përfundon misionin e tij në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës në tre…