Rama: Kemi pezulluar procesin e ‘pasaportave të arta’

16 mars 2023 | 15:16

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pohuar të enjten tërheqjen nga pasaportat e arta, por jo nga amnistia fiskale dhe legalizimi i kanabisit, duke pranuar ekspertizën e Bashkimit Evropian (BE).

Drejtësia jo fushë me lule, ka dhe gropa. Jemi të vetmit të Evropë që kemi bërë reformën në drejtësi. Hendeku ynë me vendet e tjera rreth nesh është marramendjes. BP nuk e përballon dot këtë hendek që het nga vendet e mëdha. Sa i përket pas të arta, e kemi bërë të qartë që e kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel evropian qëndrimi. Ne nuk e shpikëm këtë, e morëm nga vendet e BE-së. Ne nuk do ta nxjerrim këtë çështjes në tavolinë pa parë si vendos Gjykata Evropiane”.

“Kemi folur për amnistinë fiskale, qëndrimi ynë është i ditur. E vlerësojmë shumë angazhimin e Komisionit për ekspertizë, duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë thjesht sepse kjo nuk është gjë e mirë në pari sepse kemi arsyet tona për të menduar se kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë, por duam ta bëjmë së bashku, ndaj falënderim për ekspertizën dhe duam t’i shkojmë deri në fund procesit”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se sot në orët…