Rama: Mbyllja me dhunë e dyerve të fakulteteve, fytyra e pengmarrësve të protestës

07 janar 2019 | 13:32

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale teksa dallohen studentët duke gozhduar dyert e disa fakulteteve në Tiranë.

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh. #MeStudentët”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.

Mëngjesin e së hënës studentët në Tiranë i janë rikthyer protestës, duke u grumbulluar para kryeministrisë, prej orës 10:00.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga fundi i këtij muaji, bankat qendrore do të ndalojnë…