Rama: Minishengeni është projekt strategjik për rajonin

10 qershor 2021 | 14:25

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria vazhdon ta mbështes projektin e Minishegenit.

Në konferencën e përbashkët për media me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi, pas Samitit të Tiranës, ai ka thënë se projekti që po njihet si Minishengen është strategjik dhe me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike, sociale dhe politike për rajonin.

“Mbesim të palëkundur në qëndrimin se projekti që njihet si mini-shengen është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike, sociale e politike për rajonin dhe më vjen mirë që sinergjia e këtij vizioni me BE-në është e plotë. Ne shpresojmë që procesi i Berlinit të kalojë në duart e Bashkimit Evropian, me dëshirën që takimi i 5 korrikut në kuadër të këtij procesi, të jetë i fundit në formatin e deritanishëm dhe ai i vitit të ardhshëm të bëhet në një format nën kujdesin e Komisionit Evropian, me praninë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së. Kjo është ambicie që e ndajmë plotësisht me komisionerin. Nëse ne bëjmë hapa në drejtim të njëjtësimit të lirive të BE-së, ideja është që këta hapa të na njihen edhe në BE, qoftë në aspektin e tregtisë, të qeverisjes, të të dhënave dhe mundësive”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosova tashmë kanë arritur 10 mijë doza të vaksinës…