Rama mirënjohës për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë pas tërmetit dy vjet më parë

26 nëntor 2021 | 08:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar dyvjetorin e tërmetit tragjik, nga i cili vdiqën 51 persona.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama tha se kujton me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe tha se mbetet mirënjohës për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, transmeton Klankosova.tv.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj

Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur.

May be an image of one or more people and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Kujtim Abdi Pak dritë është hedhur e pak njohuri…