Rama: Mungesa e koordinimit të institucioneve, problem i madh

28 maj 2018 | 11:54

Problemi më i madh i trashëguar në të gjithë sektorët për kryeministrin Edi Rama është ndërveprimi dhe koordinimi i institucioneve.

Ai ka thënë se ky problem koordinimi nuk është vetëm në institucionet shtetërore, por dhe në institucione tjera, duke përmendur dhe prokurorinë.

“Për nga rrezja e veprimit kjo strukturë e re është shumë e vogël, por për nga synimet dhe përmbajtja është i njëjti model, i bazuar tek eksperienca më e mirë ndërkombëtare, burimet e brendshme njerëzore të agjencive që aktualisht bëjnë këtë punë dhe domosdoshmëria që agjencitë tona të ndërveprojnë dhe koordinojnë vazhdimisht. Problem i madh i trashëguar në të gjithë sektorët dhe sigurisht kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit e korrupsionit, pastrimit të parave apo fshehjes së të ardhurave pa diskutim që ky problem i trashëguar del më në pah”.

“Problemi i punës së pakoordinuar dhe ecjes së të gjitha agjencive, nuk flas vetëm për ato që varen nga Qeveria, por edhe të tjera, flas për prokurorinë, në korsi të ndryshme. Besoj shumë që eksperienca që sjellin partnerët tanë do të jetë një vlerë e madhe e shtuar dhe qëllimi nuk është që të shfrytëzojmë gatishmërinë. Të punojmë së bashku në terren, me raste specifike, me raste që do të krijojnë modele të ndryshme të investigimit, për krimin ekonomik dhe fshehjen e të ardhurave dhe të krijojmë kushtet që të kemi një strukturë ndërveprimi mes agjencive tona shumë më të kualifikuar dhe eficente”, ka thënë Rama me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së Qeverisë me një agjenci ndërkombëtare për luftën ndaj krimit ekonomik, raporton “TCh”.

Rama ka thënë se “Forca e Ligjit” është shembull i adresimit në mënyrë prioritare i një fenomeni problematik për shoqërinë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, sot është bërë…