Rama: Ndërmarrja Publike Banesore, shembull i suksesit në kryeqytet

26 dhjetor 2023 | 14:09

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar Ndërmarrjen Publike Banesore, duke theksuar se është shembull i suksesit në kryeqytet.

“Me një përkushtim të pamohueshëm, punonjësit e Ndërmarrjes Publike Banesore arritën një rezultat të shkëlqyer gjatë vitit 2023. Sot gjatë vizitës në ndërmarrje, kryeshefi ekzekutiv, Artan Berisha, na tregoi për një rritje të të hyrave prej 88%, një sukses i madh në krahasim me vitin 2022. Në bashkëpunim me NPB-në, gjatë këtij viti u rinovuan 10 objekte të Qendrave të Mjekësisë Familjare, 6 institucione arsimore, shkolla e çerdhe, dhe shumë objekte kolektive në Prishtinë. Në vitin 2024 na presin super projekte”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit