Rama: Nëse më duhet të ndërtoj një qeveri nga halli, unë iki

22 prill 2021 | 23:47

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në emisionin “Opinion” se ai do të largohet nga Partia Socialiste në rast se nuk merr një mandat të qartë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kryeministri tha iki dhe se nuk do jetë! Iki, tha ai, por pa e theksuar thjesht nga qeveria, nga partia apo nga politika?!

“Nëse në PS nuk ka mandate të qarta fituese unë nuk jam. Nëse unë duhet të ndërtoj një shumicë qeverisëse nga halli, unë nuk jam”.

Fevziu e pyeti për drejtimin e PS, dhe çfarë do ndodhë nëse humb zgjedhjet. Do largoheni nga kryesia e partisë?

Edi Rama: Nëse në PS nuk ka mandate të qarta fituese unë nuk jam. Nëse unë duhet të ndërtoj një shumicë qeverisëse nga halli, unë nuk jam.

Fevziu: Pra nëse nuk merrni 71 vota nuk do jeni kryetar i PS?

Rama: Unë besoj që norma në demokraci që partia e parë është parti fituese, një mer 67, një 62, LSi 3-4 dhe ti je i pari dhe normaisht kryeminsitri që ka atë numrin më të madh merr mandatin. Ai shoku im interesant problematik në Hagë e ka mandatin e 4-rt (Kryeministri holandez).

Nëse s’ kam mandatin e qartë që unë të bëj realitet projektin, dhe t’u them shqiptarëve me këto që ne bëjmë në këto 4 vjet, Shqipëria brenda kësaj dekade bëhet kampion në turizëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte tek ‘’Rruga B’’, është raportuar për të shtëna armësh,…