Rama: Nuk do të ketë rikthim vizash për shqiptarët, vendimi i Holandës politik

18 prill 2019 | 13:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Kuvendi ka folur për herë të parë për mocionin e votuar në parlamentin holandez, i cili i kërkon Brukselit rikthimin e vizave për shqiptarët.

Rama ka garantuar se nuk do të ketë rikthim vizash për shqiptarët dhe se vendimi i Holandës është politik.

“Një festë fyese në Tiranë për arsyet e atij vendimi dhe aspak përbuzëse për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në kushtet kur ai vendim u përcoll në kanalet televizive si të ishte fundi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve, ndërkohë që është një vendim thjeshtë dhe vetëm politik në vazhdën e një procesi elektoral në një vend si Holanda, ku nuk është sekret ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike intensive kundër zgjerimit dhe emigrantëve dhe shqiptarëve”.

“Është një procedurë parlamentare që nuk ka asnjë implikim të drejtpërdrejt në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Për të shpjeguar pak më konkretisht se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere, asnjëra nuk përkon me realitetin e faktorit shqiptar në Holandë. Ministri për Drejtësinë në Holandë ka fjalën e tij reagoi duke thënë këtë, ‘nuk ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për ta adresuar’”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mësohet se në mbledhjen e përbashkët mes Kryesisë së Partisë…