Rama nuk rikthehet te Kukësi  

20 gusht 2019 | 13:10

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Valdet Rama nuk do të rikthehet në skuadrën e Kukësit. Ljamin e ka konfirmuar vetë klubi nëkampion i Shqipërisë.

31-vjeçari karrierën pritat ta vazhdon në Gjermani, kurse në të kaluarën ai ka luajtur për shumë klube të njohura përfshui edhe Hannoverin dhe Valladolidin.

“Marrëveshja mes klubit tonë dhe 31-vjeçarit ka përfunduar, pasi ish-futbollisti i Kombëtares nuk ka rinovuar kontratën me nënkampionët për arsye familjare. Edhe pse klubi ishte i gatshëm që t’ia plotësonte çdo kërkesë lojtarit, ishte vetë dëshira e vetë futbollistit për t’u larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Mesfushori i linjës së majtë, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së dimrit, është aktivizuar në 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke fituar dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. Klubi falënderon Valdet Ramën për kontributin e dhënë me fanellën blu dhe i uron suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e Kukësit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përforcimi kryesor i Real Madridit, Eden Hazard pritet të bëjë…