Rama: PD-ja nuk mund ta rimarrë në dorë fatin e Shqipërisë

07 prill 2021 | 12:20

Kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama nga Përmeti ka realizuar një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin e mëngjesit “Wake Up” të “Top Channel”-it.

Ai ka theksuar se PS-së i duhet një mandat i tretë, për të vazhduar punët e lëna përgjysmë.

I  pyetur nëse e mendon për një moment si opsion se do të humbas në zgjedhjet e 25 prillit, Rama është përgjigjur: “Unë asnjëherë nuk hyjë në një ndeshje duke menduar humbjen”.

Intervista e plotë:

Si e keni mëngjesin zoti Rama?
Rama: Unë e kam herët me ritmin e shpejtë.

Cilat janë projektet që nuk janë mbajtur për Përmetin apo që nuk kanë përfunduar ende?
Rama: Përmeti sot është krejt ndryshe nga çfarë ishte më parë është një qytet i rilindur në kuptimin e plotë të fjalës, këtu ku jam është një shtëpi e vjetër e kthyer në hotel, mrekulli, e bërë një nga një shqiptar i ardhur nga emigracioni, dhe kështu ka plot rreth e rrotull siç ka dhe të tjerë që presin dorën transformuese, që të rrisim numrin e të ardhurave në mënyrë të vazhdueshme.

Për apelin për Vjosën që të shpallet park kombëtar?
Rama:
Idenë  e Vjosës park kombëtar kemi qenë  ne që e kemi promovuar, zonë e mbrojtur është një kategorizim që e mbron qartësisht nga ndërhyrjet në shtratin e saj, që nuk lejon ndërtimin e digave për hidrocentrale, ndërsa koncepti park kombëtar duhet trajtuar në zonë të kujdesshme se nuk mund të shtrihet në gjithë shtrirjen e saj, duhet ndarë  zona e mbrojtur nga ajo park kombëtar, si dhe nga zhvillimi i aktiviteteve që nuk kërcënojnë Vjosën vetë.

Retorika juaj është unë punoj ai, fle, është kjo opsion fitues, a po e shmangni bilancin e çfarë keni bërë?
Rama: S’kam pasur asnjë moment shmangie nga bilanci është i qartë në çdo sektor ndryshimi, që nga nisja e rrugës sonë, deri tani, për të parë që ndryshimi është si nata me ditën. Por patjetër jemi akoma në mes të rrugës nëse marrim parasysh se ku duam të shkojmë. Jemi në luftë , ky nuk ishte një mandat normal, prandaj nuk ka shmangie nga bilanci, se nuk është kaq e thjeshtë, është shumë e thelle ndarja mes nesh dhe atyre, shportë karavidhesh që duan të marrin në dorë vendin.

Instituti i studimeve politike thotë, ligjërimi politik është në mënyrë të gabuar nëse përdoret si intimidim, show pa përmbajtje, sa përgjegjës ndiheni ju për këtë?
Rama: Nuk e njoh fare këtë institutin dhe s’kam ça të ndiej për një konstatim kaq sipërfaqësor. Edhe në vende të tjera ku një palë infekton njerëzit çdo ditë, larg qoftë të mos shkojmë drejt skenarit të Kosovës që mesa kuptoj do mbyllet si pasojë e fushatës së papërgjegjshme, edhe Mali i Zi po ashtu, Maqedonia e Veriut që po mbyllet për shkak të vaksinës, dhe kjo është e dhëna më negative e fushatës, qe ne kemi një forcë politike që e bën këtë.

Zoti Rama keni propozime konkrete?
Rama: Nëse ju personalisht, nuk e di sa e keni rrogën, ndoshta mbi 1.2 mln, nëse ju se keni pas mendjen po ua them që me vazhdimin e punës do ta keni tatimin mbi pagën më të ulët seç e keni tani, në të kundërt rrezikon të rritet. Për biznesin e vogël e ka taksën zero, pse ta votojë PD-në që t’i vërë taksë 9 për qind, nuk besoj se ja vlen ta paguash atë në një biznes për çuarjen e Lulit të flejë gjumë në kryeministri. Ka plot gjëra konkrete që i themi.

Studiuesit në botë thonë se përdormi i shpotisë, ironisë, janë krizë në fushatë, jeni më të pasigurt për këtë mandat të tretë?
Rama: Kush janë këta studiues, nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Më jepni një emër, mbiemër. Por nejse jo, unë nuk ndihem në vështirësi se kam dhënë mish e shpirt që nga dita 1, për të bërë atë që unë kam pasur në dispozicion si durim, këmbëngulje, energji. Them me plot gojën se ka ndryshuar situata qoftë në aspektin lokal dhe vendi ka ndryshuar totalisht. Çfarë kemi bërë e po bëjmë si për tërmetin është më shumë se sa për të parë që s’kemi kohë për pushuar e për tu kthyer prapa, shqiptarët nuk mund ta përsërisin këtë eksperiment. PS do fitojë sërish.

Humbjen e mendon për një moment?
Rama: Jeta ta jep dhe mundësinë e rrëzimit, dështimit humbjes, po unë nuk hyjë në ndeshje për të humbur, por për të fituar.

Historia ka treguar se votuesit hyjnë me idenë për të ndëshkuar në votim, sa ju tremb vota kundërshtuese?
Rama: Këtu zgjedhjet s’kanë asnjë ndryshim nga vende të tjera, dhe unë nuk kam asnjë frikë nga ndonjë votë kundër që vjen në formën e një uragani, siç bën ai dasma rrugëve që shton numrin e infektimeve që ne do ta shohim pas pak javësh, por unë kam gjithë arsyet të besoj se vota e PS-së për mandat e 3 do jetë më e konsoliduar dhe mbajeni mirë mend që do dalim më mirë se në 2017-ën.

Po komentet mbi punëtorët nga Bangladeshi, çfarë është bërë për punësimin?
Rama: Unë s’kam përmendur asnjëherë punëtorë nga Bangladeshi, po zotëria që ishte aty, që kishte mungesë punëtorësh dhe kjo është fakt. Unë s’kam thënë që shqiptarët janë dembelë, asnjëherë , por them se ata janë punëtorët më të mëdhenj edhe kur lajnë pjata jashtë, ndërsa këtu duan punë në shtet. Po të shohim shifrat kemi sot thuajse 300 mijë më shumë të punësuar më shumë se në 2013. Kemi 10 mijë më shumë të punësuar se para pandemisë, këta janë shqiptarë dhe nuk kanë ardhur nga Bangladeshi. Nga ana tjetër patjetër duhet të vazhdojnë përpjekjen që ta rrisim këtë,gjë, për shembull në sektorin e IT-së që ka dhe paga më ta larta.

Po vaksinimi a po përdoret për fushatë?
Rama: Po të shikosh aty gjyshërit që janë liruar nga ankthi, janë rilindje, patjetër janë detyrim por çdo qeveri , nga mënyra se si plotësojnë ato, vlerësohen pozitivisht ose negativisht, se dhe vendet e tjera detyrim e kanë po s’po e bëjnë dot për 1001 arsye, ndërsa këtu kjo banalizohet. Detyrim po patjetër por sukses. Për sistemin shëndetësor s’kam ç’të them se ka rezistuar në mënyrë të admirueshme, megjithë problemet, se në vende edhe më të pasura ra fare. Shyqyr që na gjeti pandemia me spitale te rilindura se do ishim bërë gazi i botës.

Sipas jush është i suksesshëm menaxhimi i pandemisë?
Rama: Pa diskutim, shkalla e suksesit s’ka fund, do donim të mos kishim asnjë humbje jete po kjo është e pamundur dhe është sukses dhe kjo falë shqiptarëve fillimisht që zbatuan rregullat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatët e pranuar për studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik…