Rama: PD-ja po e ndjejnë humbjen

21 prill 2021 | 23:04

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hedhur akuza ndaj Partisë Demokratike në Tiranë, për situatën e krijuar dhe dhunën në prag zgjedhjesh.

Mes tjerash, Rama në Real Story, u shpreh se Partia Demokratike po e ndjen humbjen, dhe janë të destinuar të humbasin.

“Ata po e ndjejnë humbjen. Janë të dëshpëruar në disa zona ku ata nuk kanë mundësi të arrijnë. Nuk e di se si e kanë imagjinuar se do ta fitojnë Elbasanin. Si do ta fitojnë Elbasanin?”.

“Është vepër e kësaj shumice. Do të fitojnë këta në Durrës, si për çfarë? – apo se Durrësi ka hyrë tanimë në faqen e parë të një kapitulli të ri fantastik. Një Dubai i ri i vogël”.

“Apo do shkojnë të fitojnë në Vlorë? – këta! – me Ilir Metën?”.

“Unë shpresoj shumë që ky dëshpërim të mos përshkallëzohet, ne do ruajmë qetësinë, do vazhdojmë me durim t’i shkojmë ditën e zgjedhjeve. Sepse cilido komisioner që prek një votë, përfundon në burg”.

“Le të jetë socialist, demokrat, le të jetë çfarë të dojë”. “Këta nuk e kanë kuptuar asnjëherë – që këta, janë të destinuar të humbasin, përderisa nuk shikojnë vetveten”.

“Vetëm humbësit bëjnë diçka të tillë, vetëm vrasin dhe thonë:”Fajin e ke ti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Rajonit të Prishtinës në bashkëpunim me Drejtorinë e…