Rama për vdekjen e Vjosa Berishës: Sot ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme

23 qershor 2022 | 15:49

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vdekjes së producentes, Vjosa Berisha.

Rama kas thënë se “Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë 20 viteve pa u ndalur, ka rrezatuar aq shndritshëm në skenën kulturore e kinematografike në vend me punën, profesionalizmin dhe energjinë e saj të pashoq”.

“Sot, ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme, Vjosën, që nga zemra i dha kryeqytetit aq shumë kreativitet e energji pozitive”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që ishte pjesë…