Rama: Po punojmë për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë

11 prill 2022 | 16:50

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka reaguar pasi një qytetare u sulmua nga qentë endacakë. Rama tha se janë duke punuar për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë.

Ai tha se po ashtu i kanë ndërmarrë disa hapa në drejtim të trajtimit të këtij problemi.

“Gjithashtu, po punojmë dhe kemi filluar procedurat për ndërtimin e strehimores për qentë. Por, kjo nuk mjafton për të eliminuar në tërësi këtë​ problem. Ky problem kompleks nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve edhe me Qeverinë e Kosovës dhe Komunat e tjera”.

“Me shqetësim pashë sot pamjet, ku një qytetare e Prishtinës sulmohet nga qentë endacakë! Ne jemi të vetëdijshëm për problemin shumë kompleks që kemi para vetes dhe në këtë drejtim kemi ndërmarrë disa veprime, si trajtimi i qenve endacakë përmes procesit KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho) dhe hapjes së 18 pikave të reja ushqyese”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vashat e Kosovës kanë mundur Turqinë me rezultat 62:49 (16:23,…