![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/lojerat3.jpg)
Rama poston pamjet e 9 sportistëve shqiptarë
23 korrik 2021
| 16:24
Janë hapur zyrtarisht Lojërat Olimpike që pritet të zgjasin deri më 8 gusht.
Së fundmi kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ekipi me 9 sportistë të Shqipërisë teksa parakalojnë në skenë. Sportistët shqiptar janë pjesëmarrës mes ekipeve të më shumë se 200 vendeve.
Kujtojmë se olimpiada u shty me një vit për shkak të pandemisë. Në pamjet që ka shpërndarë Rama shihen atletja Luiza Gega dhe peshëngritësi Briken Çalja të cilët mbajnë flamurin shqiptar.