Rama: Refuzimi i negociatave, rezultat i një konflikti të brendshëm në BE

25 nëntor 2019 | 12:04

Në prezantimin e paketës speciale AntiKÇK tek “ArTurbina”, kryeministri Edi Rama, ka folur edhe për çështjen e moshapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërinë në Bashkim Evropian (BE).

Rama ka thënë se vitit 2019 ka qenë më i vështiri për të si kryeministër i Shqipërisë.

“Në të 6 vitet e qeverisjes sonë ky ka qenë më i vështiri, i karakterizuar nga një përpjekje e vazhdueshme për të krijuar një situatë krize të thellë me mjete artificiale të politikës dhe për të shtrënguar të gjithë bashkësinë tonë brenda një rrethi vicioz që ka karakterizuar të gjithë gjysmës së parë të vitit. Në themel të asaj përpjekje ka qenë frika nga drejtësia e lidhur me mundësinë reale të çeljes së negociatave, pas së cilave dihet se vjen një provë ballafaqimi serioz mes vendit kandidat dhe BE= së për efektivitetin e sistemit të drejtësisë. pa asnjë dyshim, kur është fjala për Shqipërinë do të thotë dhënia e provave konkrete mbi faktin se gjithë reforma në drejtësi, gjithë bagazhi ligjor i krijuar në këto vitet e fundit korrespondon me kapacitetin e sistemit të drejtësisë për të gjykuar dhe dënuar pavarësisht statusit social apo pavarësisht influencës apo forcës së individëve të caktuar, pra adresim i korrupsionit deri në nivelet më të larta”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se refuzimi i negociatave ka ndodhur si rezultat i një konflikti të brendshëm në Këshillin Evropian (KE)

“Ka shumë versione për këtë, unë si dëshmitar i këtij procesi mund të dëshmoj që refuzimi në fund ishte rezultat i një konflikti të brendshëm në Këshillin Evropian, mes Francës dhe Gjermanisë, dhe mes Francës dhe një grupi tjetër shtetesh për mënyrën se si duhet të reformohet bashkimi evropian. Pavarësisht se çfarë kemi bërë ne, pavarësisht nëse ene meritonim ose jo çeljes, pavarësisht se çfarë bëri Maqedonia e Veriut që ka 14 vite që pret të dera e KE-së vendimmarrja ishte frutë i një nevojë të brendshme të KE-së që ka prodhuar një divergjencë. Ne e kemi e humbur këtë tren të vitit 2019 në funksion të kësaj divergjence”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samuel Nikaj nuk është më trajner i skuadrës së Lirisë,…