Rama: Regjistrimi i popullsisë është tejet i rëndësishëm për kryeqytetin

25 nëntor 2023 | 10:13

Agjencia e Statistikave të Kosovës në muajin prill 2024, do të bëjë Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave të vendit në Republikën e Kosovës, dhe me ketë rast kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është shumë e rëndësishme që qytetarët të marrin pjesë në regjistrim.

“Regjistrimi i popullsisë është tejet i rëndësishëm për kryeqytetin pasi nëse Kryeqyteti si institucion e po ashtu Qeveria e Republikës së Kosovës kanë një regjistër të saktë të popullsisë, mund të ndajnë burimet dhe shërbimet në mënyrë të drejtë dhe efikase sipas nevojave të popullsisë. Kjo përfshinë ndarjen e fondeve, infrastrukturës, shërbimeve shëndetësore, arsimit, dhe shërbimeve të tjera publike”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku nëntë njerëz janë vrarë nga një zjarr që…