Rama: Serbëve në Kosovë u paguhen faturat e rrymës, si askund në botë

27 shtator 11:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Prishtinë të homologun e Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.

Pas takimit me dyer të mbyllura, Kurti e Rama kanë dalë në një konferencë për media.

Rama ka folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit për targat serbe, nga Qeveria e Kosovës.

Ai i ka quajtur manovra teatrale veprimet e serbëve në Veri, derisa ka përmendur edhe faktin se Qeveria e Kosovës ka paguar energjinë elektrike për serbët në veri.

“Në fakt, qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pakërcënuar nga askush, madje fjala bie, iu paguhen edhe faturat e energjisë elektrike, nga qeveria e këtij shteti këtu, si askujt askund jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë”, ka deklaruar Rama.

Ai ka thënë në Prishtinë se Serbia duhet ta njohë realitetin e pakthyeshëm dhe të vazhdojnë negociatat për njohjen reciproke.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
kandidati për kryetar të Obiliqit nga Lëvizja për Bashkim, Ajet…