Rama, shqiptarëve në Itali: 421 mijë prej jush do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve

26 maj 2024 | 13:46

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bërë me dijne se 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë.

Ai ka renditur aktivitetin dhe arritjet e shqiptarëve në Itali, që sipas tij mbetet një prej komuniteteve  më të integruara në shtetin fqinj.

“Jeni afro 700 mijë banorë, me leje të rregullt qëndrimi, jeni qytetarë dhe me të drejtë vote në vendimmarrjet demokratike të këtij vendit . Sipërmarrjet se shqiptarëve që kontribuojnë me taksat janë mbi 40 mijë. Studentët shqiptarë janë 10 për qind e gjithë studentëve të huaj  nga vendet jashtë BE, dhe mes të gjithë komuniteteve  të huaja, ai shqiptare renditet me rezultate më të mira”.

“Janë 421 mijë prej jush do të përfitojnë nga marrëveshja e sapo lidhur për pensionet me Italinë, ku falë angazhimit personal të kryeministres suaj në Itali, mike e paepur e Shqipërisë, që është dhe një zëdhënëse e fortë e jona në BE, Georgia Meloni, ne ja dolën të vendosim më në fund një gur të çmuar dhe të munguar në atë kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar për këtë atdhe të dytë tuajin”, është shprehur Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar të dielën me…