Rama: Studentët mund të ankohen në ‘Facebook’

16 janar 2019 | 13:49

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë edhe për studentët, të cilët mund të pyesin dhe të shprehin problemet e tyre të cilat do të marrin përgjigje dhe zgjidhje, sikurse do të shtohet një dritare e veçantë për studentët në faqen e Ministrisë së Arsimit në “Facebook”.

“Në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë për studentët, të cilët mund të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje për pakënaqësitë që kanë. Edhe Ministria e Arsimit do çelë në Facebook një dritare për të gjitha pyetjet që shqetësojnë studentët lidhur me tarifat apo për çdo paqartësi që kanë”, ka thënë Rama.

Kujtojmë se një pjesë e studentëve vijojnë bojkotin dhe ngujimin në fakultete në shenjë proteste, ndërsa kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë./lapsi.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj për…