Rama takon drejtoreshën e NDI-së, e falënderon për ndihmën e ofruar për kryeqytetin

25 prill 2024 | 14:18

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me nënkryetarin Alban Zogaj, të enjten takuan drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Nancy Soderberg, me të cilën biseduan për anëtarësimin e Kryeqytetit në Partneritetin për Qeverisje të Hapur (OGP), e cila ndodhi më 16 prill 2024.

Kryetari Rama, falënderoi ambasadoren Soderberg për ndihmën e ofruar në mënyrë që Kryeqyteti të avancojë në transparencë, llogaridhënie dhe të rrisë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje në nivel lokal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionati Evropian i kësaj vere paraqet sfida të mëdha për…