Rama “tallet” me Lulzim Bashën në rrjetet sociale

16 dhjetor 2018 | 22:14

Teksa Partia Demrokatike (PD), në Shqipëri, ka zhvilluar garën për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, dy ish-deputetët Jozefina Topalli dhe Arben Imami e kanë kritikuar ashpër Bashën nën drejtimin e partisë opozitare më të madhe në vend.

Por ata nuk ishin të vetëm, ende pa përfunduar procesi i votimit, lista e të tërhequrve nga gara është shtuar edhe me Edit Harxhin, Fabjan Topollain, Gent Minarollin, Igli Carën, Erla Mëhilli, Edvin Kullurit, Valbona Mezini.

https://www.instagram.com/p/BrdHRF8AJOn/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Nisur nga kjo situatë brenda radhëve të PD-së, kryeministri Edi Rama ka postuar një video-montazh në “Instagram”, ku ka ironizuar Lulzim Bashën.

Bashkangjitur kësaj videoje, ku personazhe të montuara janë kreu i opozitës, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ervin Salianji, etj., ai ka shkruar: E diela sportive./Tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i…