Rama ‘thumbon’ opozitën: Bllokuan për tri vjet ‘Unazën e Madhe’

26 tetor 2020 | 11:17

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shpërndarë një video sqaruese sa i përket hyrjes dhe daljes pas devijimeve tek rrethrrotullimi “Shqiponja” për shkak të punimeve në “Unazën e Madhe”.

Ndër të tjera, Rama ka thumbuar opozitën, duke thënë se ajo ka bllokuar për tri vjet unazën.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit të trafikut që nis sot në nyjën e sheshit ‘Shqiponja’, për shkak të punimeve që po kryhen në ‘Unazën e Madhe’ të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në fshatin Gurishtë të Komunës së Malishevës, ka filluar…