Rama tregon çfarë i tha Bideni për Shqipërinë dhe çfarë dëshire shprehi

30 qershor 2022 | 08:12

Gjatë samitit të NATO-s në Madrid të Spanjës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shfaqur i afërt me presidentin amerikan Joe Biden.

Në “Twitter”, Rama ka shpalosur pjesë nga biseda që ka zhvilluar me presidentin Biden.

Ai ka thënë se Bideni ka folur me fjalët më të mira për Shqipërinë. Po ashtu, sipas tij, është shprehur dëshira për një organizim të përbashkët për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri – ShBA.

“Dëgjova nga presidenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkërisht me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – ShBA”, ka shkruar Rama.

Po ashtu, ai ka vlerësuar marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë.

“Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, duke çmuar qasjen e drejtpërdrejtë të presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizova se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjen e problemeve mes aleatësh”, ka shkruar Rama në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se Gjykata Speciale…