Specialja, e vetmja gjykatë që nuk jep llogari askund

30 qershor 08:08

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se Gjykata Speciale është e vetmja gjykatë që nuk jep llogari.

Hoxha në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se i ka takuar të gjithë ish-komandantët e UÇK-së që gjenden në Hagë, përveç Sali Mustafës.

“Jemi taku me të gjithë, përveç me Calin sepse, si duket, ka një tjetër tretman. Kemi bo kërkesë kogja moti, për me shku edhe me i taku në mënyrë institucionale. Kosova nuk ka qasje në procesin që ndodh aty, përveç asaj se çka shohim në televizion”, ka thënë Hoxha.

“Ne jemi Kuvendi i Kosovës. Ne jemi themeltarë. Jemi ligjvënës. Meqenëse është themeluar aty, mendoj se kemi nevojë të kemi edhe llogaridhënie. Kjo është një gjykatë që nuk ka ku të japë llogari. Edhe ata që janë brenda nuk kanë ku me i adresu pakënaqësitë e tyre sepse nuk ka mekanizëm që mund t’i marrë ato ankesa e t’i trajtojë tutje”, ka treguar Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit producentes Vjosa Berisha.…