Rama tregon çfarë i tha Erdogani kur e takoi për herë të parë

17 janar 2022 | 14:22

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të banesave të reja në Laç, tregoi disa nga momentet e veçanta për të nga takimet me presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Ai ka rrëfyer takimin e parë me presidentin Erdogan, që në atë kohë ishte kryeministër i Turqisë.

“Dua të flas shkurt, sot dua të tregoj një episod që nuk për ta harruar kurrë nga takimi i parë fare me presidentin, i cili ishte kryeministër atëherë. Isha i ndrojtur se e njihja vetëm nga tv, dhe ju e dini që nga aty nuk duket shumë i qeshur, dhe kur u takuam më shikonte po nuk buzëqeshte, unë atëherë nuk isha bërë ende kryeministër dhe më thotë: dëgjo, Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk, unë dëshiroj që të jesh vëllai im, por unë do të them vëlla kur ti si kryeministër të meritosh respektin e popullit tënd”, ka thënë kryeministri Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e famshme, Arjola Demiri, pjesëtare e shtëpisë së “Big…