Rama uron Hotin: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës

03 qershor 2020 | 18:29

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar votimin e qeverisë së re në Kosovë me kryeministër Avdullah Hotin.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama kërkoi edhe bashkëpunimin e opozitës në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre.

”U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari austriak, Sebatian Kurz, ka thënë se Austria do ta…