
Rama uron LV-në dhe LDK-në për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje
02 shkurt
13:26
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për formimin e qeverisë së re.
Ai u ka dëshiruar suksese këtyre dy partive në qeverisjen e Kosovës.
“Suksese LV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/