Rama uron me një foto të veçantë: Gëzuar Ditën e Flamurit!

28 nëntor 2018 | 11:12

Kryeministri Edi Rama ka uruar 106-vjetorin e Pavarësisë me një foto të veçantë, publikuar në rrjetet sociale.

Rama ka publikuar një foto realizuar në takimin mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës në Pejë.

Në foto shfaqet dora e Ramës dhe e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj sipër flamurit kombëtar.

“Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Flamurit”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

MIRËMËNGJES ?dhe GËZUAR DITËN E FLAMURIT??

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 27. November 2018

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 28 nëntorit, në qytetin e Vlorës është…